Shkenca Politike Archives - Universum International College https://universum-ks.org/tag/shkenca-politike/ Universitet ne Kosove qe ofron studime jashte vendit Fri, 07 Jun 2024 12:35:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://universum-ks.org/wp-content/uploads/2023/03/cropped-favicon-32x32.jpg Shkenca Politike Archives - Universum International College https://universum-ks.org/tag/shkenca-politike/ 32 32 Ambasadori gjerman në Kosovë, z. 𝐉𝐨̈𝐫𝐧 𝐑𝐨𝐡𝐝𝐞 mban ligjeratë publike për studentët e UNI – Universum International College https://universum-ks.org/ambasadori-gjerman-ne-kosove-z-%f0%9d%90%89%f0%9d%90%a8%cc%88%f0%9d%90%ab%f0%9d%90%a7-%f0%9d%90%91%f0%9d%90%a8%f0%9d%90%a1%f0%9d%90%9d%f0%9d%90%9e-mban-ligjerate-publike-per-studentet-e-uni-univer/ Wed, 08 May 2024 14:45:08 +0000 https://universum-ks.org/?p=18760 Në kampusin e UNI-Universum International College u mbajt ligjeratë publike me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. 𝐉𝐨̈𝐫𝐧 𝐑𝐨𝐡𝐝𝐞.  Në këtë ligjeratë, të pranishëm ishin studentët e këtij universiteti bashkë me stafin akademik të cilët pritën ambasadorin dhe patën rastin të dëgjojnë rrëfimin dhe pikëpamjen e z. 𝐉𝐨̈𝐫𝐧 𝐑𝐨𝐡𝐝𝐞 mbi temën “Kosova, 16 vite pas Pavarsisë”. Kjo ngjarje kyçe ofroi një mundësi unike për studentët, stafin dhe publikun e gjerë që të përfshihen në një diskutim kritik për Kosovën dhe ndikimin e saj afatgjatë në rajon. Gjatë kësaj ligjerate u theksua edhe roli dhe raporti politik mes Gjermanisë dhe Kosovës si dhe bashkëpunimet mes këtyre dy shteteve. Duke vënë në pah lidhjën e ndjeshme që ka shteti gjerman me Kosovën, fillimisht përmes diasporës ndërsa vitet e fundit ndërmjet investimeve me biznese nga sektore të ndryshme.  Ambasadori, potencoi edhe faktin që studentët e UNI – Universum International College po përjetojnë eksperinca jetësore nga shkëmbimet semstrale studimore me Erasmus, duke u bërë pjesë e disa universiteteve gjermane që kanë hapur dyert për të mirëpritur liderët e rinj.  Nga konteksti historik e deri tek gjendja aktuale e zhvillimit të shtetit, ambasadori Gjerman theksoi se Kosova është një faktor i rëndësishëm në formësimin e një stabiliteti të përgjithshëm në rajon. Poashtu u fol edhe për mundësitë që tashmë janë krijuar rreth shkëmbimeve së interesave të përbashkëta mes të dyja paleve rreth avancimit dhe gjetjes së strategjive, tregut të punës, ndikimet e jashtme si dhe planet për vazhdimin e  marrdhënies së mirë diplomatike, me qëllim të ndikimit të dyanshëm në sferën politike dhe atë ekonomike të të dyja vendeve. Kjo ngjarje shërbeu si një dëshmi e përkushtimit të UNI – Universum International College për të nxitur dialogun intelektual dhe angazhimin shoqëror. Gajtë kësaj ligjerate, pjesëmarrësit përfituan nga ekspertiza e z. Jorn Rohde i cili ndau detaje nga eksperienca e tij si ambasador, si dhe studentët u frymëzuan për të reflektuar mbi ndërlikimet më të gjëra të politikës së mbrendshme dhe të jashtme në raport me shtetet përrreth dhe Europën. Mr. Rohde kontriboj dhe punoj për shumë vite, në shtete si: Indonezi, Japoni, Kanada, Indi, Sri Linka, si përfaqësues dhe ambasador, ndërsa që nga korriku viti 2020, Rohde është ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Kosovë. Bëhu edhe ti pjesë e përvojave të tilla akademike, studio në institucionin më të ndërkombëtarizuar në Ballkan. Për më shumë info. kliko KËTU. UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr.1 për inovacion. Për më shumë informata,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

The post Ambasadori gjerman në Kosovë, z. 𝐉𝐨̈𝐫𝐧 𝐑𝐨𝐡𝐝𝐞 mban ligjeratë publike për studentët e UNI – Universum International College appeared first on Universum International College.

]]>
Në kampusin e UNI-Universum International College u mbajt ligjeratë publike me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. 𝐉𝐨̈𝐫𝐧 𝐑𝐨𝐡𝐝𝐞.

 Në këtë ligjeratë, të pranishëm ishin studentët e këtij universiteti bashkë me stafin akademik të cilët pritën ambasadorin dhe patën rastin të dëgjojnë rrëfimin dhe pikëpamjen e z. 𝐉𝐨̈𝐫𝐧 𝐑𝐨𝐡𝐝𝐞 mbi temën “Kosova, 16 vite pas Pavarsisë”.

Kjo ngjarje kyçe ofroi një mundësi unike për studentët, stafin dhe publikun e gjerë që të përfshihen në një diskutim kritik për Kosovën dhe ndikimin e saj afatgjatë në rajon.

Gjatë kësaj ligjerate u theksua edhe roli dhe raporti politik mes Gjermanisë dhe Kosovës si dhe bashkëpunimet mes këtyre dy shteteve. Duke vënë në pah lidhjën e ndjeshme që ka shteti gjerman me Kosovën, fillimisht përmes diasporës ndërsa vitet e fundit ndërmjet investimeve me biznese nga sektore të ndryshme. 

Ambasadori, potencoi edhe faktin që studentët e UNI – Universum International College po përjetojnë eksperinca jetësore nga shkëmbimet semstrale studimore me Erasmus, duke u bërë pjesë e disa universiteteve gjermane që kanë hapur dyert për të mirëpritur liderët e rinj. 

Nga konteksti historik e deri tek gjendja aktuale e zhvillimit të shtetit, ambasadori Gjerman theksoi se Kosova është një faktor i rëndësishëm në formësimin e një stabiliteti të përgjithshëm në rajon.

Poashtu u fol edhe për mundësitë që tashmë janë krijuar rreth shkëmbimeve së interesave të përbashkëta mes të dyja paleve rreth avancimit dhe gjetjes së strategjive, tregut të punës, ndikimet e jashtme si dhe planet për vazhdimin e  marrdhënies së mirë diplomatike, me qëllim të ndikimit të dyanshëm në sferën politike dhe atë ekonomike të të dyja vendeve.

Kjo ngjarje shërbeu si një dëshmi e përkushtimit të UNI – Universum International College për të nxitur dialogun intelektual dhe angazhimin shoqëror.

Gajtë kësaj ligjerate, pjesëmarrësit përfituan nga ekspertiza e z. Jorn Rohde i cili ndau detaje nga eksperienca e tij si ambasador, si dhe studentët u frymëzuan për të reflektuar mbi ndërlikimet më të gjëra të politikës së mbrendshme dhe të jashtme në raport me shtetet përrreth dhe Europën.

Mr. Rohde kontriboj dhe punoj për shumë vite, në shtete si: Indonezi, Japoni, Kanada, Indi, Sri Linka, si përfaqësues dhe ambasador, ndërsa që nga korriku viti 2020, Rohde është ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Kosovë.

Bëhu edhe ti pjesë e përvojave të tilla akademike, studio në institucionin më të ndërkombëtarizuar në Ballkan. Për më shumë info. kliko KËTU.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr.1 për inovacion.

Për më shumë informata,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

The post Ambasadori gjerman në Kosovë, z. 𝐉𝐨̈𝐫𝐧 𝐑𝐨𝐡𝐝𝐞 mban ligjeratë publike për studentët e UNI – Universum International College appeared first on Universum International College.

]]>
Ish Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, diskuton për pavarësimin e Kosovës para studentëve të UNI – Universum International College https://universum-ks.org/ish-presidenti-i-kosoves-prof-dr-fatmir-sejdiu-diskuton-per-pavaresimin-e-kosoves-para-studenteve-te-uni-universum-international-college/ Thu, 28 Mar 2024 15:36:43 +0000 https://universum-ks.org/?p=17414 Është mbajtur ligjërata publike me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, në UNI – Universum International College. Kjo ngjarje kyçe ofroi një mundësi unike për studentët, stafin dhe publikun e gjerë që të përfshihen në një diskutim kritik për pavarësinë e Kosovës dhe ndikimin e saj afatgjatë në rajon. Presidenti Sejdiu u thellua në temën “Pavarësia e Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon – roli i presidentit”. Vështrimet e tij ishin tejet të rëndësishme ndërsa ai eksploroi kontekstin historik që rrethon pavarësinë e Kosovës dhe rolin e saj në formësimin e Ballkanit. Përmes komenteve, analizave dhe kontekstit historik, ai vuri në pah kompleksitetin e Kosovës në politikat e Ballkanit. Dr. Fatmir Sejdiu është profesor universitar dhe politikan nga Kosova. Ai shërbeu si Presidenti i Dytë i Republikës së Kosovës, gjatë viteve 2006–2010. Për vite radhazi ai ishte edhe kryetari Lidhjes Demokratike te Kosoves. Për studime të thelluara Dr. Fatmir Sejdiu ka qëndruar në SHBA ne Arizona State University. Për sukseset e tij, Dr. Sejdiu është nderuar me tituj të ndryshëm duke perfshirë ketu edhe çmimin per lidership global nga Arizona State University. UNI – Universum International College ndau po të njejtin çmim për Dr. Sejdiun. Ngjarja shërbeu si një dëshmi e përkushtimit të UNI – Universum International College për të nxitur dialogun intelektual dhe angazhimin shoqëror. Pjesëmarrësit jo vetëm që përfituan nga ekspertiza e Presidentit Sejdiu, por gjithashtu u frymëzuan për të reflektuar në mënyrë kritike mbi ndërlikimet më të gjera të pavarësisë së Kosovës. UNI shpreh mirënjohjen e sinqertë për Presidentin Sejdiu që e ka dekoruar kampusin me praninë e tij dhe për të ndarë njohuritë e tij. Suksesi i kësaj ngjarjeje nënvizon rolin e UNI – Universum International College si një katalizator për biseda kuptimplota dhe stimulim intelektual. UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion. Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

The post Ish Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, diskuton për pavarësimin e Kosovës para studentëve të UNI – Universum International College appeared first on Universum International College.

]]>
Është mbajtur ligjërata publike me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, në UNI – Universum International College. Kjo ngjarje kyçe ofroi një mundësi unike për studentët, stafin dhe publikun e gjerë që të përfshihen në një diskutim kritik për pavarësinë e Kosovës dhe ndikimin e saj afatgjatë në rajon.

Presidenti Sejdiu u thellua në temën “Pavarësia e Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon – roli i presidentit”. Vështrimet e tij ishin tejet të rëndësishme ndërsa ai eksploroi kontekstin historik që rrethon pavarësinë e Kosovës dhe rolin e saj në formësimin e Ballkanit. Përmes komenteve, analizave dhe kontekstit historik, ai vuri në pah kompleksitetin e Kosovës në politikat e Ballkanit.

Dr. Fatmir Sejdiu është profesor universitar dhe politikan nga Kosova. Ai shërbeu si Presidenti i Dytë i Republikës së Kosovës, gjatë viteve 2006–2010. Për vite radhazi ai ishte edhe kryetari Lidhjes Demokratike te Kosoves. Për studime të thelluara Dr. Fatmir Sejdiu ka qëndruar në SHBA ne Arizona State University. Për sukseset e tij, Dr. Sejdiu është nderuar me tituj të ndryshëm duke perfshirë ketu edhe çmimin per lidership global nga Arizona State University. UNI – Universum International College ndau po të njejtin çmim për Dr. Sejdiun.

Ngjarja shërbeu si një dëshmi e përkushtimit të UNI – Universum International College për të nxitur dialogun intelektual dhe angazhimin shoqëror. Pjesëmarrësit jo vetëm që përfituan nga ekspertiza e Presidentit Sejdiu, por gjithashtu u frymëzuan për të reflektuar në mënyrë kritike mbi ndërlikimet më të gjera të pavarësisë së Kosovës.

UNI shpreh mirënjohjen e sinqertë për Presidentin Sejdiu që e ka dekoruar kampusin me praninë e tij dhe për të ndarë njohuritë e tij. Suksesi i kësaj ngjarjeje nënvizon rolin e UNI – Universum International College si një katalizator për biseda kuptimplota dhe stimulim intelektual.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

The post Ish Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, diskuton për pavarësimin e Kosovës para studentëve të UNI – Universum International College appeared first on Universum International College.

]]>
Arizona State University financon projektin e parë hulumtues të realizuar nga Prof. Dr.Valon Murati, profesor në UNI – Universum International College në bashkëpunim me Universitetin Francisco Gavidia nga El Salvador https://universum-ks.org/arizona-state-university-financon-projektin-e-pare-hulumtues-te-realizuar-nga-prof-dr-valon-murati-profesor-ne-uni-universum-international-college-ne-bashkepunim-me-universitetin-francisco-gavidia/ Wed, 06 Mar 2024 13:05:15 +0000 https://universum-ks.org/?p=16983 Rezultatet e shumëpritura të bashkëpunimit në mes UNI – Universum International College dhe rrjetit të universiteteve partnere të Arizona State University u arritën me anë të projektit të përbashkët me titull, ‘The role of education on integration of migrant communities of Kosovo and El Salvador in Europe: online education in focu’s. Për t’u implementuar, projekti financohet nga Arizona State University. Ky projekt u realizua nga Ass. Prof. Valon Murati nga UNI – Universum International College në bashkëpunim me Prof. Cristina del Carmen Estrada Albeno nga Universiteti Francisco Gavidia nga El Salvadori. Projekti fokusohet në hulumtimin se si edukimi, veçanërisht ai online, mund të luajë një rol kryesor në integrimin e komuniteteve të emigrantëve nga Kosova dhe El Salvadori në Evropë. Hulumtimi do të përqendrohet rreth dy vendeve evropiane: Spanjës dhe Zvicrës. Komunitetet e migracionit janë zakonisht komunitete të brishta brenda vendeve ku ata jetojnë. Megjithatë, roli dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e vendeve ku ata kanë migruar dhe vendeve të origjinës janë të mëdha. Prandaj, integrimi i tyre në vendin mirgues është shumë i rëndësishëm për rolin e tyre në zhvillimin e të dy vendeve. Në këtë drejtim, edukimi i komuniteteve të migrantëve dhe më konkretisht edukimi online, përbën një mundësi të rëndësishme për integrimin e mëtejshëm të tyre në vendet migruese, duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e rolit të tyre në mbështetjen e vendeve të origjinës. Prandaj, ky hulumtim trajton shumë çështje që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nga OKB, veçanërisht Objektivën 4 për cilësinë e arsimit, Objektivën 8 për punën e denjë dhe rritjen ekonomike, Objektivën 10 për pabarazinë e reduktuar dhe Objektivën 17 për partneritetin global për zhvillim të qëndrueshëm. Suksesi i këtij projekti është dëshmi për përkushtimin dhe ekspertizën e anëtarëve të përfshirë. Ky projekt synon jo vetëm të nxjerrë në pah sfidat më të mëdha shoqërore, por gjithashtu të ofrojë zgjidhje praktike që mund të përmirësojnë jetën e individëve dhe komuniteteve. Ky bashkëpunim dhe shumë projekte tjera hulumtuese me rrjetin e universiteteve partnere të Arizona State University, që do të publikohen në ditët në vijim, dëshmon angazhimin e UNI – Universum International College  në promovimin e qëllimeve të qëndrueshme të zhvillimit, në përkrahjen e inovacionit në arsim dhe integrimin e komuniteteve të ndryshme në shoqëritë tona. UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion. Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

The post Arizona State University financon projektin e parë hulumtues të realizuar nga Prof. Dr.Valon Murati, profesor në UNI – Universum International College në bashkëpunim me Universitetin Francisco Gavidia nga El Salvador appeared first on Universum International College.

]]>
Rezultatet e shumëpritura të bashkëpunimit në mes UNI – Universum International College dhe rrjetit të universiteteve partnere të Arizona State University u arritën me anë të projektit të përbashkët me titull, ‘The role of education on integration of migrant communities of Kosovo and El Salvador in Europe: online education in focu’s. Për t’u implementuar, projekti financohet nga Arizona State University.

Ky projekt u realizua nga Ass. Prof. Valon Murati nga UNI – Universum International College në bashkëpunim me Prof. Cristina del Carmen Estrada Albeno nga Universiteti Francisco Gavidia nga El Salvadori. Projekti fokusohet në hulumtimin se si edukimi, veçanërisht ai online, mund të luajë një rol kryesor në integrimin e komuniteteve të emigrantëve nga Kosova dhe El Salvadori në Evropë. Hulumtimi do të përqendrohet rreth dy vendeve evropiane: Spanjës dhe Zvicrës.

Komunitetet e migracionit janë zakonisht komunitete të brishta brenda vendeve ku ata jetojnë. Megjithatë, roli dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e vendeve ku ata kanë migruar dhe vendeve të origjinës janë të mëdha. Prandaj, integrimi i tyre në vendin mirgues është shumë i rëndësishëm për rolin e tyre në zhvillimin e të dy vendeve. Në këtë drejtim, edukimi i komuniteteve të migrantëve dhe më konkretisht edukimi online, përbën një mundësi të rëndësishme për integrimin e mëtejshëm të tyre në vendet migruese, duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e rolit të tyre në mbështetjen e vendeve të origjinës. Prandaj, ky hulumtim trajton shumë çështje që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nga OKB, veçanërisht Objektivën 4 për cilësinë e arsimit, Objektivën 8 për punën e denjë dhe rritjen ekonomike, Objektivën 10 për pabarazinë e reduktuar dhe Objektivën 17 për partneritetin global për zhvillim të qëndrueshëm.

Suksesi i këtij projekti është dëshmi për përkushtimin dhe ekspertizën e anëtarëve të përfshirë. Ky projekt synon jo vetëm të nxjerrë në pah sfidat më të mëdha shoqërore, por gjithashtu të ofrojë zgjidhje praktike që mund të përmirësojnë jetën e individëve dhe komuniteteve.

Ky bashkëpunim dhe shumë projekte tjera hulumtuese me rrjetin e universiteteve partnere të Arizona State University, që do të publikohen në ditët në vijim, dëshmon angazhimin e UNI – Universum International College  në promovimin e qëllimeve të qëndrueshme të zhvillimit, në përkrahjen e inovacionit në arsim dhe integrimin e komuniteteve të ndryshme në shoqëritë tona.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

The post Arizona State University financon projektin e parë hulumtues të realizuar nga Prof. Dr.Valon Murati, profesor në UNI – Universum International College në bashkëpunim me Universitetin Francisco Gavidia nga El Salvador appeared first on Universum International College.

]]>
Prof. Ass. Samet Dalipi promovin librat e tij në UNI – Universum International College https://universum-ks.org/prof-ass-samet-dalipi-promovin-librat-e-tij-ne-uni-universum-international-college/ Wed, 28 Feb 2024 13:03:59 +0000 https://universum-ks.org/?p=16481 UNI – Universum International College mbajti ceremoninë e promovimit të librave më të fundit të Prof. Ass. Samet Dalipit, “Konteksti politik i shtetndërtimit të Kosovës, 1989-1999” dhe “Ndërtimi i institucioneve në Kosovë 1989-1999, rasti i Vitisë.”. Ky event ngjalli kureshtje edhe për të pranishmit pasi i’u dha mundësia të mësojnë më shumë edhe për hulumtimet më aktuale të profesorit. Ngjarja filloi me një fjalim hyrës, e pasurar nga prof. Dalipi me prezantimin e botimeve të tij më të reja. Ai ofroi këndvështrime në temat kryesore të eksploruara në secilin libër. Këto botime të hulumtuara me imtësi analizojnë strukturën e ndërlikuar të evolucionit socio-politik të Kosovës gjatë një periudhe të shënuar nga trazira dhe transformime të rëndësishme.  Një sesion diskutimi interaktiv pasoi, duke nxitur një shkëmbim stimulues në mes Prof. Dalipi dhe audiencës. Të pranishmit u angazhuan në mënyrë aktive me Profesorin, duke shtruar pyetje dhe duke marrë njohuri nga ekspertiza e tij. Përtej diskutimit akademik, ngjarja ofroi një hapësirë për të pranishmit për t’u rrjetëzuar. Prof. Ass. Samet Dalipi është ligjërues në departamentin shkenca politike në UNI – Universum International College. Të pranishmit shprehën kënaqësinë e tyre për mundësinë që të fitojnë njohuri nga një studiues i njohur dhe për të marrë pjesë në diskutime stimuluese. UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion. Për më shumë informata rreth mundësive të studimit,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

The post Prof. Ass. Samet Dalipi promovin librat e tij në UNI – Universum International College appeared first on Universum International College.

]]>
UNI – Universum International College mbajti ceremoninë e promovimit të librave më të fundit të Prof. Ass. Samet Dalipit, “Konteksti politik i shtetndërtimit të Kosovës, 1989-1999” dhe “Ndërtimi i institucioneve në Kosovë 1989-1999, rasti i Vitisë.”. Ky event ngjalli kureshtje edhe për të pranishmit pasi i’u dha mundësia të mësojnë më shumë edhe për hulumtimet më aktuale të profesorit.

Ngjarja filloi me një fjalim hyrës, e pasurar nga prof. Dalipi me prezantimin e botimeve të tij më të reja. Ai ofroi këndvështrime në temat kryesore të eksploruara në secilin libër. Këto botime të hulumtuara me imtësi analizojnë strukturën e ndërlikuar të evolucionit socio-politik të Kosovës gjatë një periudhe të shënuar nga trazira dhe transformime të rëndësishme. 

Një sesion diskutimi interaktiv pasoi, duke nxitur një shkëmbim stimulues në mes Prof. Dalipi dhe audiencës. Të pranishmit u angazhuan në mënyrë aktive me Profesorin, duke shtruar pyetje dhe duke marrë njohuri nga ekspertiza e tij. Përtej diskutimit akademik, ngjarja ofroi një hapësirë për të pranishmit për t’u rrjetëzuar.

Prof. Ass. Samet Dalipi është ligjërues në departamentin shkenca politike në UNI – Universum International College. Të pranishmit shprehën kënaqësinë e tyre për mundësinë që të fitojnë njohuri nga një studiues i njohur dhe për të marrë pjesë në diskutime stimuluese.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

The post Prof. Ass. Samet Dalipi promovin librat e tij në UNI – Universum International College appeared first on Universum International College.

]]>
Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, mbanë ligjëratë publike në UNI – Universum International College https://universum-ks.org/hulumtuesja-e-tribunalit-te-hages-per-krimet-e-luftes-ne-ish-jugosllavi-nevenka-tromp-mbane-ligjerate-publike-ne-uni-universum-international-college/ Fri, 09 Feb 2024 14:40:46 +0000 https://universum-ks.org/?p=15900 UNI – Universum International College organizon ligjëratën publike dhe panel diskutimi me Dr. Nevenka Tromp, hulumtuese në Tribulanin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe Profesoreshë e Asociuar në Universitetin e Amsterdamit. Ngjarja është e planifikuar të mbahet, më 16 Shkurt 2024, duke filluar në ora 11:00, në kampusin e UNI dhe premton të thellohet në çështjet kritike lidhur me “Drejtësinë pas tranzicionit dhe luftën e Kosovës.” Në këtë tryezë diskutimi, Dr. Nevenka Tromp do të vë në pah, në një kuptim më të gjerë, ngjarjet vendimtare për Kosovën, duke vënë në fokus luftën në Kosovë, dhe ndërlikimet e drejtësisë ndërkombëtare. Duke u mbështetur në përvojën e saj të gjërë kërkimore dhe shkencore, Dr. Tromp premton të zbërthej këto tema komplekse. Me një qasje ndërdisciplinore, ligjëratën e saj synon të ofrojë pjesëmarrësve njohuri në dimensionet politike, shoqërore dhe ligjore të këtyre konflikteve, duke nxitur një kuptim më të thellë të tyre në shoqërinë bashkëkohore.  Ngjarja është e hapur edhe për publikun e gjerë, #Konfirmoni pjesëmarrjen këtu: https://shorturl.at/gtNQ7  Ligjërata dëshmon përkushtimin e UNI-së për të nxitur diskutime akademike në lidhje me ngjarjet historike të rëndësishme për Kosovën dhe për të promovuar njohuritë mbi ndikimin e tyre në shoqërinë moderne. Si një institucion lider arsimor në Kosovë, UNI është krenar që organizon këtë diskutim frymëzues, duke ofruar studentëve, akademikëve dhe publikut një mundësi unike për të angazhuar me hulumtime dhe studime të nivelit të lartë. Si Profesoreshë e Asociuar në Universitetin e Amsterdamit, Dr. Tromp ka kushtuar karrierën e saj për të shqyrtuar ngjarje historike dhe implikimet e tyre. Dr. Nevenka Tromp, një akademike e dalluar, ka marrë doktoraturën e saj në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e Departamentit të Studimeve Evropiane. Kontributet e saj vazhduan ndërsa shërbeu si hulumtuese kryesore në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 2000 deri në vitin 2012, me fokus në gjyqin e Slobodan Milošević.Arritjet akademike të Trompit përfshijnë fusha të ndryshme si Politika e Europës Lindore, Drejtësia Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësia Tranzicionale, siç dëshmon përmes botimeve të saj të shumta duke përfshirë analizën e thellë në lidhje me Kosovën në librin “Gjykimi i papërfunduar i Slobodan Millosheviq”. Nëse jeni student, hulumtues apo anëtar i interesuar i publikut, ju ftojmë të jeni pjesë e ligjëratës  unike  për të kuptuar më shumë rreth çështjeve të drejtësisë pas-tradicionale dhe luftën në Kosovë me Dr. Nevenka Tromp. UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion. Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

The post Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, mbanë ligjëratë publike në UNI – Universum International College appeared first on Universum International College.

]]>
UNI – Universum International College organizon ligjëratën publike dhe panel diskutimi me Dr. Nevenka Tromp, hulumtuese në Tribulanin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe Profesoreshë e Asociuar në Universitetin e Amsterdamit. Ngjarja është e planifikuar të mbahet, më 16 Shkurt 2024, duke filluar në ora 11:00, në kampusin e UNI dhe premton të thellohet në çështjet kritike lidhur me “Drejtësinë pas tranzicionit dhe luftën e Kosovës.”

Në këtë tryezë diskutimi, Dr. Nevenka Tromp do të vë në pah, në një kuptim më të gjerë, ngjarjet vendimtare për Kosovën, duke vënë në fokus luftën në Kosovë, dhe ndërlikimet e drejtësisë ndërkombëtare. Duke u mbështetur në përvojën e saj të gjërë kërkimore dhe shkencore, Dr. Tromp premton të zbërthej këto tema komplekse. Me një qasje ndërdisciplinore, ligjëratën e saj synon të ofrojë pjesëmarrësve njohuri në dimensionet politike, shoqërore dhe ligjore të këtyre konflikteve, duke nxitur një kuptim më të thellë të tyre në shoqërinë bashkëkohore. 

Ngjarja është e hapur edhe për publikun e gjerë, #Konfirmoni pjesëmarrjen këtu: https://shorturl.at/gtNQ7 

Ligjërata dëshmon përkushtimin e UNI-së për të nxitur diskutime akademike në lidhje me ngjarjet historike të rëndësishme për Kosovën dhe për të promovuar njohuritë mbi ndikimin e tyre në shoqërinë moderne. Si një institucion lider arsimor në Kosovë, UNI është krenar që organizon këtë diskutim frymëzues, duke ofruar studentëve, akademikëve dhe publikut një mundësi unike për të angazhuar me hulumtime dhe studime të nivelit të lartë.

Si Profesoreshë e Asociuar në Universitetin e Amsterdamit, Dr. Tromp ka kushtuar karrierën e saj për të shqyrtuar ngjarje historike dhe implikimet e tyre. Dr. Nevenka Tromp, një akademike e dalluar, ka marrë doktoraturën e saj në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e Departamentit të Studimeve Evropiane. Kontributet e saj vazhduan ndërsa shërbeu si hulumtuese kryesore në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 2000 deri në vitin 2012, me fokus në gjyqin e Slobodan Milošević.Arritjet akademike të Trompit përfshijnë fusha të ndryshme si Politika e Europës Lindore, Drejtësia Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësia Tranzicionale, siç dëshmon përmes botimeve të saj të shumta duke përfshirë analizën e thellë në lidhje me Kosovën në librin “Gjykimi i papërfunduar i Slobodan Millosheviq”.

Nëse jeni student, hulumtues apo anëtar i interesuar i publikut, ju ftojmë të jeni pjesë e ligjëratës  unike  për të kuptuar më shumë rreth çështjeve të drejtësisë pas-tradicionale dhe luftën në Kosovë me Dr. Nevenka Tromp.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

The post Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, mbanë ligjëratë publike në UNI – Universum International College appeared first on Universum International College.

]]>
Çka mund të bëjë me diplomen e Shkencave Politike? https://universum-ks.org/cka-mund-te-beje-me-diplomen-e-shkencave-politike/ Thu, 05 Oct 2023 12:43:03 +0000 https://universum-ks.org/?p=14124 Shkenca Politike është fusha e studimit të politikës dhe proceseve politike që ndikojnë në jetën e shoqërisë. Studimi i kësaj fushe është i rëndësishëm për shumë arsye: Kuptimi i Proceseve Politike: Përmes studimit të shkencës politike, studentët fitojnë njohuri thelbësore për strukturën dhe funksionimin e sistemit politik të vendit dhe ndërkombëtar. Përgatitje për rolin publik: Njohuritë në shkencapolitike ndihmojnë studentët të kuptojnë rolin e tyre si qytetarë aktiv dhe të përfshihen në debatet dhe zgjedhjet politike në mënyrë të informuar. Analiza e Politikave Publike: Studimi i shkencës politike u ofron studentëve aftësinë për të analizuar dhe vlerësuar politikat publike, duke kontribuar në zgjidhjen e sfidave shoqërore. Njohuri Ndërkombëtare:Shkencapolitike shtrihet edhe në dimensionin ndërkombëtar, duke i hapur studentëve dritare për të kuptuar dhe analizuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën globale. UNI – Universum International College shquhet për ofertën e saj të gjerë shkencore dhe ndërkombëtare, dhe kjo e bën një alternativë ideale për maturantët që duan të studiojnë shkenca politike. Me një korpus të zgjeruar të pedagogëve dhe burimeve të avancuara të kërkimit, UNI – Universum International College siguron një mjedis të përkrahur dhe sfidues për zhvillimin e aftësive intelektuale dhe analitike të studentëve. Kombinimi i njohurive teorike me praktikën dhe projekte të ndryshme zhvilluese, UNI – Universum International College i jep studentëve mundësi të vlefshme për t’u përgatitur për sfidat e botës së sotme dhe të ardhshme politike. Për këto arsye, ftojmë maturantët të aplikojnë në UNI – Universum International College dhe të zgjerojnë horizontet e tyre në fushën e shkenca politike. Pajisu me diplomë të njohur nderkombëtarisht, nga UNI – Universum International College i cili menaxhohet nga Arizona State University. Për më shumë informata rreth programit kontakto +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram 

The post Çka mund të bëjë me diplomen e Shkencave Politike? appeared first on Universum International College.

]]>
Shkenca Politike është fusha e studimit të politikës dhe proceseve politike që ndikojnë në jetën e shoqërisë. Studimi i kësaj fushe është i rëndësishëm për shumë arsye:

  1. Kuptimi i Proceseve Politike: Përmes studimit të shkencës politike, studentët fitojnë njohuri thelbësore për strukturën dhe funksionimin e sistemit politik të vendit dhe ndërkombëtar.
  2. Përgatitje për rolin publik: Njohuritë në shkencapolitike ndihmojnë studentët të kuptojnë rolin e tyre si qytetarë aktiv dhe të përfshihen në debatet dhe zgjedhjet politike në mënyrë të informuar.
  3. Analiza e Politikave Publike: Studimi i shkencës politike u ofron studentëve aftësinë për të analizuar dhe vlerësuar politikat publike, duke kontribuar në zgjidhjen e sfidave shoqërore.
  4. Njohuri Ndërkombëtare:Shkencapolitike shtrihet edhe në dimensionin ndërkombëtar, duke i hapur studentëve dritare për të kuptuar dhe analizuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën globale.

UNI – Universum International College shquhet për ofertën e saj të gjerë shkencore dhe ndërkombëtare, dhe kjo e bën një alternativë ideale për maturantët që duan të studiojnë shkenca politike. Me një korpus të zgjeruar të pedagogëve dhe burimeve të avancuara të kërkimit, UNI – Universum International College siguron një mjedis të përkrahur dhe sfidues për zhvillimin e aftësive intelektuale dhe analitike të studentëve.

Kombinimi i njohurive teorike me praktikën dhe projekte të ndryshme zhvilluese, UNI – Universum International College i jep studentëve mundësi të vlefshme për t’u përgatitur për sfidat e botës së sotme dhe të ardhshme politike. Për këto arsye, ftojmë maturantët të aplikojnë në UNI – Universum International College dhe të zgjerojnë horizontet e tyre në fushën e shkenca politike.

Pajisu me diplomë të njohur nderkombëtarisht, nga UNI – Universum International College i cili menaxhohet nga Arizona State University.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram 

The post Çka mund të bëjë me diplomen e Shkencave Politike? appeared first on Universum International College.

]]>
Komuniteti LogEx për herë të parë në Ballkanin Perëndimor organizoi Javën e Ekonomisë Qarkore https://universum-ks.org/komuniteti-logex-per-here-te-pare-ne-ballkanin-perendimor-organizoi-javen-e-ekonomise-qarkore/ Wed, 01 Mar 2023 05:58:34 +0000 http://35.156.144.114/?p=10188 Për herë të parë në shtetet e Ballkanit Perëndimor është organizuar Java e Ekonomisë Qarkore nga LogEx Community – iniciativë e organizatës The Balkan Forum, komunitet ky i përbërë nga partneriteti mes 8 universiteteve, shoqërisë civile dhe akterëve biznesorë nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të Javës së Ekonomisë Qarkore, konferenca hapëse e titulluar “Circular Economy: a way forward” (në shqip Ekonomia Qarkore: një rrugë përpara), është zhvilluar në Kolegjin Universum me rreth 70 pjesëmarrës prej shteteve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian. Gjatë kësaj konference janë mbajtur dy panele diskutimi me fokus të veçantë në zbatimin e praktikave të ekonomisë qarkore në shtetet e Ballkanit dhe fuqizimin e rregulloreve në kuadër të kësaj fushe. Ndërkohë, në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, janë zhvilluar ngjarje të tjera duke përfshirë punëtori me fëmijë, webinars dhe podcasts. Qëllimi i kësaj Jave është të filloj një dialog dhe fushatë rajonale në orientimin e politikave publike por edhe modeleve të biznesit në kompani të ndryshme drejt ekonomisë qarkore, si e ardhmja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të rajonit tonë. Më konkretisht, gjatë këtyre aktiviteteve janë promovuar praktikat e mira në ekonomi qarkore si riciklimi, ripërdorimi dhe riprodhimi. LogEx Community do të vazhdoj të kontribuoj në këtë çështje dhe kjo javë do të kthehet në një organizim tradicional në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Antarët e LogEx Community janë The Balkan Forum dhe Kolegji Universum në Kosovë, Build Green Group në Shqipëri, CIVIL në Maqedoni të Veriut, CENER21 dhe COD Jajce në Bosnjë dhe Hercegovinë, Youth Initiative for Human Rights në Serbi dhe ZIP ADP në Mal të Zi, si dhe akademiket Dr Ivana Lozanovska në Gjermani dhe Dr Sanda Midžić-Kurtagić në Bosnje dhe Hercegovinë Për organizimin e kësaj Jave, donator kryesor ka qenë Rockefeller Brothers Fund. Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, info@universum-ks.org ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

The post Komuniteti LogEx për herë të parë në Ballkanin Perëndimor organizoi Javën e Ekonomisë Qarkore appeared first on Universum International College.

]]>

Për herë të parë në shtetet e Ballkanit Perëndimor është organizuar Java e Ekonomisë Qarkore nga LogEx Community – iniciativë e organizatës The Balkan Forum, komunitet ky i përbërë nga partneriteti mes 8 universiteteve, shoqërisë civile dhe akterëve biznesorë nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të Javës së Ekonomisë Qarkore, konferenca hapëse e titulluar “Circular Economy: a way forward” (në shqip Ekonomia Qarkore: një rrugë përpara), është zhvilluar në Kolegjin Universum me rreth 70 pjesëmarrës prej shteteve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë kësaj konference janë mbajtur dy panele diskutimi me fokus të veçantë në zbatimin e praktikave të ekonomisë qarkore në shtetet e Ballkanit dhe fuqizimin e rregulloreve në kuadër të kësaj fushe.

Ndërkohë, në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, janë zhvilluar ngjarje të tjera duke përfshirë punëtori me fëmijë, webinars dhe podcasts.

Qëllimi i kësaj Jave është të filloj një dialog dhe fushatë rajonale në orientimin e politikave publike por edhe modeleve të biznesit në kompani të ndryshme drejt ekonomisë qarkore, si e ardhmja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të rajonit tonë. Më konkretisht, gjatë këtyre aktiviteteve janë promovuar praktikat e mira në ekonomi qarkore si riciklimi, ripërdorimi dhe riprodhimi. LogEx Community do të vazhdoj të kontribuoj në këtë çështje dhe kjo javë do të kthehet në një organizim tradicional në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Antarët e LogEx Community janë The Balkan Forum dhe Kolegji Universum në Kosovë, Build Green Group në Shqipëri, CIVIL në Maqedoni të Veriut, CENER21 dhe COD Jajce në Bosnjë dhe Hercegovinë, Youth Initiative for Human Rights në Serbi dhe ZIP ADP në Mal të Zi, si dhe akademiket Dr Ivana Lozanovska në Gjermani dhe Dr Sanda Midžić-Kurtagić në Bosnje dhe Hercegovinë

Për organizimin e kësaj Jave, donator kryesor ka qenë Rockefeller Brothers Fund.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, info@universum-ks.org ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

The post Komuniteti LogEx për herë të parë në Ballkanin Perëndimor organizoi Javën e Ekonomisë Qarkore appeared first on Universum International College.

]]>