Plani Strategjik

Plani Strategjik përcakton rrugën që UNI - Universum International College do të ndjekë për të përmbushur misionin dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave të përcaktuara nga institucioni. Plani ynë strategjik është i fokusuar në komponentët e mëposhtëm:

STUDENTËT DHE MËSIMI NË QENDËR

Politikat e UNI - Universum International College i vënë studentët në qendër të vëmendjes sonë. Avancimi i studentëve dhe përgatitja e tyre profesionale do të na ndihmojë të arrijmë objektivat përmes inkuadrimit të studentëve në vendimmarrje, mbështetjes së vazhdueshme të tyre përmes Zyrës së Karrierës, me qëllim zhvillimin e aftësive të buta si dhe rritjen e shanseve për sukses në tregun e punës.

NDËRKOMBËTARIZIMI

Ndërkombëtarizimi mundëson shkëmbimin, mësimin dhe praktikat më të mira në arsim, kulturë dhe vende. UNI - Universum International College ka partneritet me 221 Universitete ndërkombëtare për shkëmbim të studentëve dhe stafit si dhe 4 projekte për ngritje të kapaciteteve. Universum International College ka më shumë projekte KA1 dhe KA2 sesa shumica e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë së bashku. Universum vazhdon të mbetet #no1 në Ballkan, duke e vendosur Kosovën në hartën e botës.

Përmirësimi i cilësisë

UNI - Universum International College ka përshtatur masat për të siguruar cilësinë e mësimdhënies dhe shërbimeve të ofruara, duke bërë të mundur lirinë akademike që nxit inovacionin në mësimdhënie, duke rritur mundesitë për studime jashtë vendit si dhe duke krijuar një marrëdhënie më të mirë me industrinë.

Inovacioni dhe Ndërmarrësia

Duke e ditur se institucionet e arsimit të lartë në Kosovë janë përgjegjëse për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse, të nevojshme për të nxitur inovacionin dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit, UNI - Universum International College është i përkushtuar për sjelljen e risisë në arsim, duke modifikuar kurrikulat, metodologjitë dhe mjetet, zhvillimin e partneriteteve me bizneset për të zhvilluar produkte dhe inovacion në fusha të ndryshme.

Transformimi Digjital

Për shkak të teknologjisë, Universum International College është i përkushtuar në transformimin digjital të arsimit, këtë e realizon përmes integrimit të burimeve elektronike në praktika më të qëndrueshme si dhe integrimi i realitetit të shtuar, realitetit virtual, realitetit të përzier në kurrikulë, veçanërisht në Departamentin e Shkencave Kompjuterike, Departamentin e Biznesit dhe Departamentin e Infermierisë.