Karriera
4 Nëntor, 2022 2024-07-16 14:46Karriera
Qendra e karrieres dhe e mirëqenies
Shërbimet
Zyra e Karrierës dhe Mirëqenies studentore kujdeset të keshillojë dhe ndihmojë studentet duke ju sigurar punë praktike secilit student të UNI-Universum International College nëpër kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Misioni i Zyrës së Karrierës është t’i ndhmojë studentët në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit profesional përmes shërbimeve (mjeteve) të nevojshme për sukses në karrierë.
Të gjithë studentët mund të përfitojnë
këto shërbime nga zyra e Karrierës
Këshillim për karrierë
Trajnime & workshope
Rrjetëzim
Këshillim psiko-social
Puna praktike
Programi i punës praktike u zhvillua për të mundësuar dhe inkurajuar studentët që të angazhohen në një përvojë profesionale të të mësuarit përtej ligjëratave në klasë. Kryerja e punës praktike është e domosdoshme për të gjithë studentët e Universum International College, në kuadër të lëndës "Orientimi në Karrierë", dhe pas përfundimit të punës praktike në njërën nga kompanitë, organizatat, apo institucionet partnere merren 4 kredi. Varësisht nga drejtimi i studimeve, studentët i kanë të përcaktuara edhe orët e nevojshme për punë praktike.
Klikoni në butonat e mëposhtem rreth informatave për punë praktike:
Hulumtime
Shërbime për biznese
STUDIMET DUALE për Biznese
Përmes këtij koncepti Gjerman, Universum International College ofron mundësinë e bashkëpunimit me Industrinë, në formimin e kuadrove me dije dhe njohuri praktike sipas kërkesave të tregut. Bizneset partnere financojnë studimet e studentëve të Kolegjit Universum (drejtime të ndryshme), të cilët gjatë studimeve zhvillojnë punen praktike në kompanitë qe ofrojnë bursë deri në diplomim, me mundësi punësimi gjatë dhe pas studimeve.
Bizneset partnere përfitojnë:
- Plotësimin e nevojave me resurse humane
- Studentët angazhohen në punë praktike 103 ditë/vit
- Mbi 5 bursa studimi të financuara ofrohet 10% zbritje
- Mbi 50 Bursa në të njëjtin program studimi, krijohet klasë e veçantë që i përshtatet kërkesave të kompanisë
- Marrëdhënie pune me studentë gjatë dhe pas studimeve
- Shkëmbimin e stafit për pjesëmarrje në ligjërata publike apo evenimente
SYLLABUSI SIPAS NEVOJAVE TË KORPORATAVE (CO-OP)
Universum International College ofron zgjidhje akademike dhe profesionale në sfidat me të cilat përballen bizneset dhe institucionet duke kontribuar në përforcimin e lidhjes midis arsimit dhe kërkesave të tregut.
Në këtë mënyrë, bizneset dhe institucione prezantojnë kërkesat të cilat Universum International College përmes ekspertizës akademike dhe profesionale i trajton dhe ofron zgjidhje konkrete.
HULUMTIM TREGU & ZGJIDHJE AKADEMIKE PËR BIZNESE
Universum International College ka krijuar programin Co-op, nëpërmjet të cilit u mundëson bizneseve dhe institucioneve të dizajnojnë syllabus akademike e cila pas aprovimit nga Këshilli Akademik i Universum International College, ofrohet si lëndë zgjedhore në kurrikulën e Universum.
Trajnime dhe Punëtori
Universum College organizes FREE training for Kosovo High School graduates in #WebDevelopment. The training is organized physically at the Pristina campus, and online courses for all those who are further away and cannot physically be at the Pristina campus. The training is expected to be two days.
Training schedule:
- Start date: April 14, 2022 (Thursday)
- The training and transport schedule will be sent to you by email
- Universum College Campus
- Apply Now: https://bit.ly/3NPXt8G
At the end of the training, all graduates will be #certified and distinguished graduates will have the opportunity to be beneficiaries of scholarships for studies at Universum College, as well as #International Scholarships for studies abroad from Universum College.
Zyra e Karrierës dhe Mirëqenies Studentore në Universum International College është duke ofruar një trajnim të veçantë për përpilim të CV-së, i cili do të ju ndihmojë të përmirësoni dhe të përshtatni CV-n tuaj për të arritur sukses në punëkërkim.
Ky trajnim është i hapur për të gjithë studentët tanë dhe do të ndodhë në datën dhe vendin e mëposhtëm:
Data: 14/11/23, Kampusi Lipjan
Ora: 13:15
Trajnimin për përpilim të CV-së do ta udhëheqë koordinatorja e Zyrës së Karrierës, Agnesa Rexhaj, e cila do të ofrojë udhëzime të vlefshme dhe këshilla për krijimin e një CV të fortë dhe tërheqës. Përmbajtja e trajnimit do të përfshijë:
– Struktura e CV-së: Si të organizoni dhe prezantoni informacionin tuaj me efikasitet.
– Përzgjedhja e fjalëve dhe formulimeve të duhura për të përshkruar aftësitë tuaja.
– Përfshirja e eksperiencës së punës, praktikave, dhe aktiviteteve shkollore në CV.
– Këshilla për përpilimin e letrës së aplikimit.
Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në trajnim, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:
LINK
Universum College organizes “Training for High School Graduates – Create your own outfit for Prishtina Fashion Night”
Hurry up! 30 places are open for high school graduates.
Training will begin on April 22, 2022, at the Universum College Campus.
Are you a Graduate and interested in the field of Design? Have you dreamed of participating in the biggest fashion show in Kosovo where you will be next to the famous local and world designers, then this is the opportunity for you.
All participants will be provided with certificates of participation. The certification will take place at the Universum College campus.
#APPLY here https://forms.gle/eNmc3yMffjjCTybw8
Date of the fashion show: 05.05.2022
For additional information, contact via email [email protected]
Universum College organizes FREE training for Kosovo High School graduates in #Digital Marketing and #Social Media Management. The training will be physically organized on the Pristina campus.
Training schedule:
- Date: May 5, 2022 (Thursday)
- Time: 11:00-14:00
- Universum College Campus
- Free transport: Departure at 10:30 at Flag Circle in Pristina
At the end of the training, all graduates will be #certified and distinguished graduates will have the opportunity to be beneficiaries of scholarships for studies at Universum College, as well as #International Scholarships for studies abroad from Universum College.
Mirëqenia
Me qëllim të promovimit të shëndetit fizik dhe mendor zyra ka për objektivë zhvillimin e hulumtimeve që të evidentojë strategji të reja për të ndihmuar studentët në lidhje me shëndetin mendor probleme si vështirësitë në përqendrim ose përfundimin e detyrave, humbja e energjisë, ose vështirësitë në përshtatjen e jetës në Kosovë.
Zyra e Karrierës përmes mediave do të informojë studentët tanë dhe publikun për çështje që lidhen me mirëqenien, duke perdorur teknika të vetë-kujdesit dhe video informuese mbi stresin, ankthin, problemet me gjumin dhe lodhjen.
Ne planifikojmë të ndërtojmë përmbajtjen me profesionistë që punojnë në fushën e shëndetit mendor, duke përfshirë partnerin tonë të fundit Stress Free Corner.
Qendra e Kujdesit Shëndetësor
Në UNI – Universum International College powered by ASU, ne kemi një Qendër të përkushtuar për Kujdesin Shëndetësor (QKSH) për të mbështetur mirëqenien e studentëve dhe stafit tonë. Infermierja jonë e universitetit dhe dy psikologë janë në dispozicion nga ora 8:30 deri në 17:00 nga e hëna në të premte gjatë vitit akademik.
QKSH i ndihmon studentët dhe stafin të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të fitojnë aftësinë për të vetë-menaxhuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor gjatë gjithë jetës së tyre.
Përveç mirëqenies së përgjithshme të studentëve brenda kampusit, UNI – Universum International College është kujdesur që t'u ofrojë atyre edhe kujdesin e mirëqenies psikologjike.
Shërbimet e shëndetit mendor për studentët dhe stafin si pjesë e Qendrës së Kujdesit Shëndetësor, janë:
- Kujdes i veçant dhe rëndësi e posaçme e mirëqenies psikologjike të nxënësve,
- Mbështetje dhe motivim,
- Menaxhimi i situatave stresuese,
- Mbështetje mësimore në rast të vështirësive dhe problemeve që mund të ndeshen gjatë studimeve, informim i vazhdueshëm për parandalimin e problemeve me të cilat mund të përballen studentët dhe
- Sesione informuese për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të reduktuar stigmën për të kërkuar ndihmë në lidhje me shërbimet psikologjike në rast se kanë nevojë.
Për të ndihmuar studentët në kapërcimin e pengesave dhe problemeve të jetës së përditshme dhe në rritjen e mundësisë së realizimit të potencialit të tyre të plotë brenda dhe jashtë jetës së universitetit.
Qendra e mbështetjes shëndetësore dhe politika e ndihmës së parë
Bashkëpunimet me institucionet shëndetësore
Në UNI – Universum International College powered by ASU, ne kemi prioritet promovimin dhe përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies. Angazhimi ynë për këtë qëllim shtrihet përmes nismave bashkëpunuese me institucionet tjera.
Ne besojmë se partneritetet me këto institucione janë thelbësore në arritjen e misionit tonë për të krijuar komunitet më të shëndetshëm dhe për të promovuar qëndrueshmërinë. Këto bashkëpunime marrin forma të ndryshme, duke përfshirë projektet kërkimore, shkëmbimin e njohurive dhe angazhimin e komunitetit.