Dizajn Mode Pearson
Përshkrimi i programit
Programi i Dizajn Mode në Kolegjin Universum është program i akredituar nga Instituti Anglez BTEC Pearson. Diploma e BTEC janë kualifikime të arsimit të lartë të njohur ndërkombëtarisht në nivelin 4 dhe 5 që janë ekuivalente me vitet e para dhe të dyta të një diplome universitare.
Puna Praktike dhe Punësimi
Studentët e diplomuar nga ky program janë të kualifikuar për të vazhduar karrierën e tyre në: Dizajnere Mode, Stiliste, Kuratore e veshjeve, Fashion Illustrator, Planifikuese e Inventarit të copave dhe pëlhurave, Dizajnere e tekstileve, Sipërmarrëse, Shkrimtare e Modës, Stiliste personale etj.
Planprogrami
Lëndët
Viti i pare | |||||
---|---|---|---|---|---|
Semestri I | Semestri II | ||||
Nr. | Emri i lendes | ECTS | Nr. | Emri i lendes | ECTS |
1 | Zhvillim Profesional | 15 | 1 | Studime Kontekstuale | 15 |
2 | Teknika dhe Proçese | 15 | 2 | Projekt Individual (Vendosur nga Pearson) | 15 |
3 | Parimet e Vizatimit | 15 | 3 | Komunikim në Art dhe Dizajn | 15 |
4 | CAD | 15 | 4 | Praktikat e Modës dhe Tekstileve | 15 |
5 | Nivelet e Gjuhës Angleze I | 6 | 5 | Nivelet e Gjuhës Angleze II | 6 |
6 | Shkathtësi Studimi | 2 | 6 | Shkrim Akademik | 6 |
Viti i dytë | |||||
---|---|---|---|---|---|
Semestri III | Semestri IV | ||||
Nr. | Emri i lendes | ECTS | Nr. | Emri i lendes | ECTS |
1 | Aplikimi në praktikë i projekteve bashkëpunuese I | 15 | 1 | Aplikimi në praktikë i projekteve bashkëpunuese II | 15 |
2 | Studime të Avancuara të Dizajnit të Modës I | 15 | 2 | Studime të Avancuara të Dizajnit të Modës II | 15 |
3 | Përzgjedhja dhe specifikimi i materialit | 15 | 3 | Sipërmarrja kreative | 15 |
4 | Dizajn I bizhuterive | 15 | 4 | Praktikë Profesionale | 15 |
5 | Nivelet e Gjuhës Angleze III | 15 | 5 | Nivelet e Gjuhës Angleze IV | 15 |
Kriteret e Regjistrimit
- Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
- Certifikatë lindje
- Diploma e shkollës së mesme
- Dëftesat e notave për kl. 10, 11 dhe 12
- Certifikata e testit të maturës
- Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.