Debat Shkencor me Studentët e programit Teknik Dentar dhe Estetikë Dentare në UNI
17 Janar, 2024 2024-02-16 15:28Debat Shkencor me Studentët e programit Teknik Dentar dhe Estetikë Dentare në UNI
UNI – Universum International College organizoi Debat Shkencor me temën: “𝐄𝐟𝐞𝐤𝐭𝐢 𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐤𝐢𝐦𝐢𝐤, 𝐅𝐥𝐮𝐨𝐫𝐢𝐭, 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐧𝐝𝐞𝐭 𝐝𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐨𝐫𝐚𝐥𝐞” për Departamentin Estetikë dhe Higjienë Dentare.
Debati u zhvillua mes studentëve të Higjienës dhe Teknikës Dentare, ku u përqendrua në efikasitetin e metodave të ndryshme, si dhe në rëndësinë e njohurive kimike për të kuptuar dhe përmirësuar praktikat e tyre.
Në fund të diskutimit, synimi ishte të kuptohet se si fluoriti, një komponent kimik, ka një ndikim thelbësor në shëndetin tonë oral dhe përdorimi i tij duhet të bëhet me kujdes për të përfituar maksimumin nga përfitimet e tij, ndërsa minimizohet rreziku i efekteve të tepërta ose të dëmshme.
Në fund të debatit studentët pjesëmarrës u pajisën me certifikata si një njohje për pjesëmarrjen aktive dhe kontributet e tyre në debat.
UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.
Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.