KONKURS PËR STAF AKADEMIK: UNI-Universum International College

LajmeShpallje

KONKURS PËR STAF AKADEMIK: UNI-Universum International College

Bazuar në kërkesat e UNI – Universum International College, Neni 24 paragrafi 2 të Statutit të UNI – Universum International College, si dhe Rregulloren për Përzgjedhjen e Stafit Akademik, Këshilli Drejtues i UNI – Universum International College, shpall:

Për këto pozita me orar të plotë:

𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫:

  1. PhD në Psikologji
  2. PhD në Stomatologji
  3. PhD në Biokimi Mjekesore
  4. PhD në Arkitekturë
  5. PhD në Biznes dhe Menaxhment
  6. PhD në Banka dhe Financa
  7. PhD në Juridik
  8. PhD në Gjuhë Gjermane
  9. PhD në Infermieri
  10. PhD në Fizioterapi
  11. PhD në Menaxhment shëndetësor
  12. PhD në Shëndet Publik
  13. PhD në Energji ose Studime Mjedisore
  14. PhD në Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Diplomaci apo Qeverisje
  15. Master në Shkenca Kompjuterike
  16. Master në Marketing apo Digital Marketing
  17. Master në Regji filmi
  18. Master në Gazetari
  19. Master në Dizajn Mode
  20. Master në Dizajn Grafik
  21. Master në Interior Design

𝐊𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞𝐭:

  • Për pozitat nga 1- 14 Kandidati/ja duhet të ketë të përfunduar studimet e doktoraturës dhe të mbajë titullin PhD nga fushat përkatëse.
  • Per pozitat nga 15-21 Kandidati/ja duhet të ketë të përfunduar studimet e magjistraturës dhe të mbajë titullin Master i Shkencave nga fushat përkatëse.
  • Kandidati/ja duhet të jetë i gatshëm të angazhohet me orar të plotë në UNI – Universum International College.
  • Kandidati/ja duhet të ketë të paktën 2 vite përvojë si ligjërues/e në një institucion të arsimit të lartë.
  • Kanditati/ja duhet të ketë të paktën 1 (një) publikim shkencor të indeksuar nga fusha e studimit/programit si autor i parë apo korrespondent, sipas nenit 3, pika 1.1 WEB OF SCIENCES koleksioni bërthame (SCIE, SSCI dhe AHCI) apo 1.2 SCOPUS, duke përjashtuar revistat ose shtëpitë botuese të dyshimta sipas UA 01/2018 të aprovuar nga MASHTI.

𝐃𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦:

  • CV
  • Diplomat e Doktoratës, Magjistraturës/Masterit dhe Baçelorit.
  • Vendimi për thirrjen akademike (nëse ekziston)
  • Nostrifikimi i diplomave nëse ato janë fituar jashtë vendit
  • Leje qëndrimi dhe leja e punës nëse kandidati nuk është shtetas i Republikës së Kosovës
  • Duhet të keni së paku 1 publikim në të indeksuar në Scopus /Web of Science.

Afati për dërgimin e dokumenteve: 𝟏𝟐 𝐊𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟒.

Të gjitha dokumentet të dërgohen në: 𝐣𝐨𝐛𝐬@𝐮𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐮𝐦-𝐤𝐬.𝐨𝐫𝐠