UNI – Universum International College dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Marreveshje bashkepunimi
News

UNI – Universum International College dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

UNI-Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Informim dhe Privatësi (Agjencia za Informacije i Privatnost). Kjo marrëveshje ka si qëllim zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe forcimin e njohurive profesionale dhe akademike për studentët.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, studentët e programeve të ndryshme si Juridik, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Cyber ​​Security and Gazetari DigjitaleUNI do të kenë mundësi të angazhohen në punë praktike në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

➡️Informohu për programet e studimeve këtu!

Ky partneritet është një dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta të UNI për të lidhur programet akademike me nevojat e tregut të punës, duke ofruar studentëve përvojë reale në një ambient të dinamik të punës.

Për më tepër, ky bashkëpunim thekson angazhimin e UNI për të ofruar një edukim që ndërlidhet ngushtë me praktikat e industrisë dhe për të përgatitur studentët për karrierat e tyre të ardhshme.

Përmes këtij bashkëpunimi, studentët do të kenë mundësinë të aplikojnë njohuritë e tyre në një ambient profesional, duke përmirësuar kështu kompetencat e tyre dhe përgatitjen për tregun e punës.

Studio në UNI-Universum International College dhe përfitoni mundësinë unike për të krijuar suksesin tuaj me edukim amerikan.

➡️REGJISTROHU ONLINE duke klikuar here.

UNI-Universum International College vazhdon të investojë në ofrimin e mundësive të shkëlqyera edukative dhe të mbështesë zhvillimin profesional të studentëve UNIK duke i mundësuar atyre të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe industrisë në tërësi.

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.