Arizona State University financon projektin e radhës hulumtues të realizuar nga Prof. Besart dhe Rrezart Prebreza, profesorë në UNI – Universum International College, në bashkëpunim me Universitetin Amerikan të Kijevit

Arizona State University financon projektin e radhës hulumtues të realizuar nga Prof. Besart dhe Rrezart Prebreza, profesorë në UNI - Universum International College, në bashkëpunim me Universitetin Amerikan të Kijevit
Lajme

Arizona State University financon projektin e radhës hulumtues të realizuar nga Prof. Besart dhe Rrezart Prebreza, profesorë në UNI – Universum International College, në bashkëpunim me Universitetin Amerikan të Kijevit

Si rezultat i bashkëpunimit në mes UNI – Universum International College dhe rrjetit të universiteteve partnere të Arizona State University u realizua edhe një hulumtim tjetër i radhës i përbashkët me titull, ‘Enhanced digital learning tools: Using interactive concept maps and automatically generated quizzes to improve students’ perception of educational material’. Për t’u implementuar, projekti financohet nga Arizona State University.

Ky projekt u realizua nga Prof. Besart Prebreza dhe Prof. Rrezat Prebreza nga UNI – Universum International College në bashkëpunim me Prof. Sergiy Tytenko nga Universiteti Amerikan i Kievit nga Ukraina. Qëllimi i hulumtimit është krijimi i mjeteve dixhitale dhe vizualizimi i njohurive me anë të përdorimit të ‘concept maps’ dhe knowledge graphs’ në përmirësimin e procesit mësimor dhe të rezultateve mësimore. Fillimisht, hulumtimi synon që ta vlerësoj këtë potencial me objektivin e ofrimit të udhëzimeve për integrimin e ‘concept maps’ dhe ‘knowdlege graphs’ brenda mjediseve mësimore.

Hulumtimi përfshinë modelimin e materialeve të ligjëratave brenda një sistemi të avancuar elektronik, organizimin e qasjes së studentëve në sistemin për aktivitetet mësimore, dhe të analiza e përvojave të të nxënit përmes metodologjive të tilla si anketat e studentëve dhe vlerësimi i rezultateve të të nxënit. Prandaj, ky hulumtim trajton shumë çështje që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nga OKB, veçanërisht Objektivën 4 për cilësinë e arsimit.

Duke adresuar këto rezultate nga OKB, projekti jo vetëm që promovon zgjidhje me anë të teknologjisë por kontribuon fuqishëm në përpjekjet globale për të siguruar edukim cilësor, gjithëpërfshirës dhe efektiv për të gjithë studentët në mbarë botën.

Ky bashkëpunim dhe shumë projekte tjera hulumtuese me rrjetin e universiteteve partnere të Arizona State University, dëshmon angazhimin e UNI – Universum International College në promovimin e qëllimeve të qëndrueshme të zhvillimit, në përkrahjen e inovacionit në arsim dhe integrimin e komuniteteve të ndryshme në shoqëritë tona.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.