“Veni, vidi, vici…” – Eksperienca e Rinesës në Itali
9 Gusht, 2024 2024-08-09 11:49“Veni, vidi, vici…” – Eksperienca e Rinesës në Itali
Rinesa Xhigoli njëra ndër mijëra studentët e UNI-t të cilët kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre për jetën përmes studimeve me bursë te plotë në shtetet evropiane, ka ndarë me ne disa nga momentet e saj më të veçanta gjatë semestrit në Itali. Rinesa, studente në Biznes dhe Menaxhment ka studiuar në Universitetin Tuscia. Ajo shprehet se studimi jashtë vendit ka qenë njëra ndër ëndrrat e saj të kahmotshme e cila i është bërë realitet përmes UNI-t. E gjithë përvoja atje e ka bërë atë të njoh më mirë vetën e saj dhe të përjetoj kulturën, diversitetin nga një pikëpamje tjetër.
“Dita e parë e rrugëtimit ishte një ndër ditët më të veҫanta për mua, pasi ishte hera e parë që udhëtoja me avion dhe me ndodhi një rastësi shumë e këndshme gjatë atij udhëtimi, ku njoftova një profesor nga Shqipëria. Profesori, i cili në të kaluarën kishte pasur bashkëpunim me UNI-n më ndihmoi shumë në orët e para në Itali, se si të vendosem në Romë dhe si të udhëtoj nga aty për në Viterbo”, thotë ajo gjatë përshkrimit të përvojës së saj.
Rinesa, gjatë kohës së qëndrimit në Itali thotë se është formësuar dhe rritur personalisht duke u bërë dukshëm më e pavarur dhe më e shkathët për jetë. Duke krijuar rreth të ri shoqëror, duke njohur njerëz nga vende të ndryshme, Rinesa shprehet se Italia është bërë shtëpia e saj e dytë.
Sa i përket avanicimit profesional, Rinesa ka treguar se studimet dhe sistemi arsimor Italian ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive sociale, profesionale dhe rrjedhimisht, suksesi akademik ka qenë mjaft i lartë dhe i dukshëm.
Rinesa vlerëson se shoqëria me studentë ndërkombtarë ka qenë pjesa më e mirë e kësaj eksperience. Ajo thotë se do të kujtoj me nostalgji gjithmonë të gjitha udhëtimet, duke vizituar qytetet më të bukura të Italisë si Roma, Vatikani, Firence e Milano. Ajo për më tepër shton se me shoqërinë që cka krijuar në Itali vazhdon të mbaj kontakte dhe shpreson që të takohen prapë në të ardhmen.
“Aventurën në Itali do ta përkufizoja si një përvojë unike prej të cilës kam përfituar dhe do të përfitojë shumë edhe në të ardhmen. Unë do t’i rekomandoja të gjithëve të studionin jashtë vendit sepse do të iu mësoj shumë gjëra dhe do të iu ndihmoj të rriteni në personin që dëshironi të jeni”, përfundon ajo.
Studentët e UNI-t vazhdojnë të përfaqësojnë Kosovën në formën më të mirë duke bërë promovimin e shtetit tonë përmes rrugëve akademike dhe vazhdojnë të jenë impact kyç në krijimin e një shoqërie moderne.