Studio BA Kozmetologji në UNI-Universum International College, programi i vetëm i akredituar në Kosovë
2 Gusht, 2024 2024-08-02 8:02Studio BA Kozmetologji në UNI-Universum International College, programi i vetëm i akredituar në Kosovë
Studio BA Kozmetologji në UNI-Universum International College, programi i vetëm i akredituar në Kosovë
Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, universiteti më i madh publik dhe nr. #1 në SHBA për inovacion, vazhdon të zgjerojë numrin e programeve të akredituara për studime.
Programi më i ri UNIK në BACHELOR është Kozmetologji.
Këto programe janë projektuar për të ofruar mundësi të avancuara dhe të specializuara për studentët që kërkojnë karriera në këto fusha të rëndësishme.
Programi i Kozmetologjisë në UNI është i veçantë për faktin se është i vetmi program BA i akredituar i Kozmetologjisë në Kosovë. Ky program ofron një edukim të avancuar në kozmetikë dhe estetikë, duke përfshirë teknika moderne për kujdesin e lëkurës dhe trupit.
Studentët do të mësojnë përdorimin e teknologjive dhe produkteve të fundit, duke i përgatitur ata për një karrierë të suksesshme në industrinë e bukurisë.
PSE TË STUDIONI BA Kozmetologji në UNI?
- Studime me Standarde Amerikane
- Praktikë Profesionale dhe Punësim
- Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
- Qasje në kurrikulën e Arizona State University
E veçanta e këtij programi është që përmes tij mund të licensoni qendrën tuaj të estetikës.
Akreditimi i programit BA në Kozmetologji thekson angazhimin e Universum International College për të ofruar mundësi të avancuara dhe për të përmbushur nevojat e tregut të punës.
Studentët e regjistruar në këto programe do të ketë mundësinë të përfitojnë nga një edukim të klasit botëror dhe të zhvillojë aftësi të specializuara për sukses në këto fusha profesionale.
UNI-Universum International College vazhdon të investojë në ofrimin e mundësive të shkëlqyera edukative dhe të mbështesë zhvillimin profesional të studentëve UNIK duke i mundësuar atyre të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe industrisë në tërësi.
Regjistrimet kanë filluar! Mos e humbisni mundësinë për të krijuar suksesin tuaj me edukim amerikan, të fuqizuar nga Arizona State University, universiteti më i madh publik dhe nr. #1 në SHBA për inovacion. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.