Vazhdon regjistrimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025 në UNI-Universum International College fuqizuar nga Arizona State University

Programet Bachelor
Lajme

Vazhdon regjistrimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025 në UNI-Universum International College fuqizuar nga Arizona State University

UNI- Universum International College fuqizuar nga Arizona State University po vazhdon 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐧𝐣 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟒/ 𝟐𝟎𝟐𝟓, në të gjitha programet Bachelor të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

Pse të zgjidhni UNI- Universum International College?

  • Diplomë e dyfishtë, e fuqizuar nga Arizona State University
  • Standarde të larta edukimi botëror
  • Qasje në kurrikulën e Arizona State University

Për më tepër, UNI përbëhet nga një grup ekspertësh të përkushtuar për të sjellë njohuri dhe për të nxitur kuriozitetin, inovacionin dhe kreativitetin tek studentët, si dhe për të inkurajuar mendimin jashtë kornizave dhe për të vlerësuar diversitetin kulturor.

UNI ofron një gamë të gjerë drejtimesh për të gjitha interesat dhe ambiciet e studentëve të saj. Këto drejtime përfshijnë:

Drejtimet mjekësore: Teknik Dentar, Estetikë dhe Higjienë Dentare, Infermieri, Fizioterapi, Biomjekësi Laboratorike, Nutricion dhe Fitnes, Kozmetologji dhe Stomatologji.

Drejtimet e arteve vizuale: Dizajni Grafik, Dizajn Mode, Dizajn interieri.

Shkenca sociale si Psikologjia dhe drejtime të tjera: Juridik, Gazetari Digjitale, Siguri Kibernetike, Shkenca Kompjuterike, Shkenca Politike, Biznes dhe Menaxhment, dhe drejtimi i gjuhëve: Gjuha Angleze dhe Gjermane.

Kjo shumëllojshmëri e drejtimeve siguron që UNI të jetë një qendër e diversitetit akademik, duke ofruar mundësi për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përparuar në fushën e zgjedhur.

UNI gjithashtu bashkëpunon me një gamë të gjerë partnerësh të implementueshëm, duke siguruar një nivel të lartë të arsimit dhe edukimit në rajon. Me 221 universitete ndërkombëtare, UNI ofron programe shkëmbimi që zgjerojnë horizontet dhe përvojat e studentëve.

PROGRAMET E AKREDITUARA

Regjistrohuni sot për të filluar rrugën tuaj drejt një të ardhme të fuqizuar!

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.