Ambasadori finlandez në Kosovë, z. Matti Nissinen mban ligjeratë publike për studentët e UNI
15 Maj, 2024 2024-06-07 12:34Ambasadori finlandez në Kosovë, z. Matti Nissinen mban ligjeratë publike për studentët e UNI
Në kampusin e UNI-Universum International College në kuadër të ligjeratave publike, u mbajtë një panel diskutimi me ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen.
I mirëpritur nga stafi akademik, përkatësisht nga departamenti i shkencave politike, në prani të studenteve të UNI-të, ambasadori finlandez prezentoj pikëpamjën e tij rreth temës: “EU Enlargement” (në shqip: Zgjerimi i Bashkimit Europian”)
Kjo ngjarje kyçe ofroi një mundësi unike për studentët dhe stafin që të përfshihen në një diskutim kritik për Kosovën, pozicionin e saj dhe ndikimin e saj afatgjatë në rajon.
Në këtë diskutim u fol për marrdhënien diplomatike mes Kosovës dhe Finlandës, bashkëpunimet mes këtyre dy shteteve.
Profesor Valon Murati hapi këtë panal duke theksuar që “UNI-Universum International College ka krijuar një rrjet të fortë bashkëpunimi me disa universitete Finlandeze ku studentët tanë përmes programit Erasmus+ përfitojnë shkëmbime semestrale gjatë studimeve, gjë që kontribon në krijimin e një raporti edhe me të thellë dhe të afërt, në zhvillimin akademik si dhe njohjen e kulturës së ndërsjelltë. Njëra ndër to është edhe ajo e diplomës së dyfishtë në Universitetin KAJAANI University of Applied Scienes në menaxhment ku studentët e UNI-it marrin diplomën e njohur ndërkombëtarisht.”
Ndërsa ambasadori Matti Nissinen, ishte shumë i hapur në diskutim me studentët. Ai foli qartazi për ndryshimet dhe konfliktet gjeo-politike që ndikojnë në zgjerimin e BE-së.
Sipas tij, ky zgjerim pritet të ndodh rreth vitit 2030. Ai potencoi që rruga e Kosovës për antarësim është sfiduese por e sigurt që do të ndodh.
Për këtë, përmirësimi i raporteve, përpjekja për ndryshime dhe përgaditja e të gjitha sistemeve, sektorëve, shoqërisë do të ndihmojë rrënjësisht në përshpejtimin e antarësimit në BE.
Në fund, ambasadori Nissinen, këtë panal diskutimi me studentët e përmbylli duke ritheksuar që Finlanda vazhdon të mbështes rrugën drejtë antarësimit në Bashkimin Europian.
Kjo ngjarje shërbeu si një dëshmi e përkushtimit të UNI – Universum International College për të nxitur dialogun intelektual dhe angazhimin shoqëror.
Bëhu edhe ti pjesë e përvojave të tilla akademike, studio në institucionin më të ndërkombëtarizuar në Ballkan. Për më shumë info. kliko KËTU.
UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr.1 për inovacion.
Për më shumë informata, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram