𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐳. 𝐆𝐥𝐚𝐮𝐤 𝐊𝐨𝐧𝐣𝐮𝐟𝐜𝐚, 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐔𝐍𝐈
8 Maj, 2024 2024-05-08 9:00𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐳. 𝐆𝐥𝐚𝐮𝐤 𝐊𝐨𝐧𝐣𝐮𝐟𝐜𝐚, 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐔𝐍𝐈
𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐳. 𝐆𝐥𝐚𝐮𝐤 𝐊𝐨𝐧𝐣𝐮𝐟𝐜𝐚, 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐔𝐍𝐈
Studentët UNI – Universum International College të departamentit Shkenca Politike dhe Juridik vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës në kuadër të aktiviteteve dhe rrjedhës së vizitave studimore. Ata u njohën nga afër me institucionet themelore të shtet-krijimit, politikat dhe sistemet juridike.
Të shoqëruar nga Dekani Stephen Keck dhe profesorët Valon Murati, Samet Dalipi, Alban Maliqi, Fejzi Beciri dhe Avni Alidemaj, studentët u pritën nga kryetari i kuvendit z. Glauk Konjufca, me ç’rast patën privilegjin të qëndronin në hapësirën e këtij institucioni.
Glauk Konjufca, para politikanëve dhe juristëve të ardhshëm mbajti një fjalim sa i përket rolit të Kuvendit të Kosovës në sistemin politik dhe juridik, me theks të vecantë në raportin e tij mes qeverisë dhe gjyqësorit, si pushtete në demokraci. Pas fjalës së kryetarit, u zhvillua edhe një debat i hapur, ku në bashkëbisedim me studentët, në këtë takim u fol për temën se si Kuvendi luan rol dhe punon për interesat shoqërore, si dhe për tema tjera mbi qështjet politike në vend.
Kjo vizitë vazhdoj në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me një ligjeratë nga sekretari i përgjithshëm, Arben Loshi, i cili prezentoj para studentëve të UNI-të rolin e administratës së Kuvendit, të komisioneve, deputetëve, si mekanizma kryesor për funksionimin e parlamentarizmit në Kosovë. Nga kjo vizitë, përfituan eksperiencë studiuesit e rinj të cilët shfaqën interesim dhe kuriozitet për të kuptuar planprogramin me realitetin e strukturave të cilat i studiojnë dhe synojnë të zhvillojnë karrierën në fushat përkatëse.
Bëhu edhe ti pjesë e përvojave të tilla studimore, studio Shkenca Politike ose Juridik. Për më shumë info. kliko KËTU.
UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.
Për më shumë informata, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.