Presidenti i UNI – Universum International College, powered by Arizona State University, po merr pjesë në 100 Year EdTech Project Design Summit së bashku me 200 liderë nga e gjithë bota

Presidenti i UNI - Universum International College, powered by Arizona State University, po merr pjesë në 100 Year EdTech Project Design Summit së bashku me 200 liderë nga e gjithë bota
Lajme

Presidenti i UNI – Universum International College, powered by Arizona State University, po merr pjesë në 100 Year EdTech Project Design Summit së bashku me 200 liderë nga e gjithë bota

Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, po merr pjesë në 100 Year EdTech Project Design Summit ku së bashku me 200 lidere nga e gjithë bota do të krijojnë planin 50 vjeçar për edukim dhe teknologji në edukim, në botë. Synimi kryesor i Samitit është të formësojë edukimin për 50 vitet e ardhshme përmes 8 skenarëve të ndryshme, duke filluar nga kurrikula e intelegjencës artificiale dhe nidikimi i saj në kulturë, e deri tek rroli i edukimit dhe fatkeqësitë klimatike. Secili skenar ka një grup punues që trajton temat hollësisht dhe më pas nxjerrin hapa konkret që do ta influencojnë direkt edukimin e së ardhmes. Z. Alejtin Berisha është pjesë e grupit punues me temën e zhvillimit të kurrikulës për një intelegjencë artificiale që është e përgjegjshme për kulturën gjithëpërfshirëse.

Për më tepër, z. Alejtin u shpreh, “Jam shumë i nderuar që, për tre ditët e ardhshme në SkySong, Qendrën e InovacionitArizona State University, së bashku me 150 pjesëmarrës të ftuar, do të marr pjesë në samitin e parë 100 year EdTech Project Design. Në Samit po diskutohen skenarët 50 vjet në të ardhmen, nga e paparashikueshmja deri në të jashtëzakonshmen.”

Në kuadër të 100 Year EdTech Design Sumit, liderët e fushës së edukimit, drejtorët e programeve, stafi akademik dhe të tjerë do të hartojnë një udhëzues inovativ që do të ndihmojë ekspertët e edukimit në mbarë botën për brezat që do të vijnë. Aty do të trajtohen pyetje si, si do të duket bota pas 50 vjetësh, çfarë kushtesh duhet të krijojmë në të gjithë arsimin për fuqizimin e komunitetit, dhe çfarë roli duhet të luajë teknologjia. Grupi punues me temën për kurrikulën e inteligjencës artificiale do të fokusohet në zhvillimin e kurrikulës me një intelegjencë artificiale që shmangë paragjykimet kulturore dhe promovon diversitetin kulturor.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.