Arizona State University është universiteti i parë në botë që lidhë partneritet me ChatGPT

Arizona State University eshte universiteti i pare ne bote qe lidhe partneritet me ChatGPT - partneri strategjik i UNI - Universum International College
ASUNews

Arizona State University është universiteti i parë në botë që lidhë partneritet me ChatGPT

Arizona State University, i njohur për vizionin inovativ dhe përkushtimin ndaj përsosmërisë, ka ndërmarrë një hap madhor në të ardhmen e edukimit përmes bashkëpunimit me ChatGPT, kompaninë lidere për zhvillimin e intelegjencës artificiale të udhëhequr nga shqipëtarja, Mira Murati. Ky partneritet, sjell përfitime të jashtëzakonshme jo vetëm për Arizona State University, por edhe për UNI – Universum International College, partnerin e tij strategjik në Kosovë.

Bashkëpunimi në mes Arizona State University dhe OpenAI sjell aftësitë e avancuara të ChatGPT në arsimin e lartë, duke vendosur një stad të ri për mënyrën sesi universitetet sigurojnë mësimnxënien, kreativitetin dhe rezultatet e studentëve. Një nga rezultatet më kryesore të këtij bashkëpunimi është potenciali për të personalizuar procesin e mësimit për studentët.

Sipas portalit lider botëror CNBC, Arizona State University planifikon të krijoj profesorë të personalizuar për studentët, asistent virtual dhe shoqërues studimi duke përdorur teknologjinë e intelegjencës artificiale që do t’u ndihmoj për lëndë, tema dhe aftësi tjera.

Duke filluar nga shkurti 2024, Arizona State University do të pres aplikime nga profesorët e universitetit dhe stafi se si do të zbatohen përdorimet inovative të ChatGPT. Tri fushat kryesore që universiteti do të përqendrohet janë: rritjen e suksesit të studentëve, krijimin e rrugëve të reja për hulumtime inovative dhe përmirësimin e proceseve organizative.

Kjo nismë vazhdon të kontribuoj në përkushtimin e Arizona State University në përdorimin e intelegjencës artificiale në çdo formë të mundshme. Për momentin, ky universitet ka 19 qendra, iniciative dhe laboratore të dedikuara ekskluzivisht të eksplorojnë modele të intelegjencës artificiale.

“Nëse viti i kaluar u konsiderua si viti i inteligjencës artificiale, atëherë 2024 do të jetë koha për përdorim praktik dhe eksplorim për të shfrytëzuar fuqinë e vërtetë të kësaj teknologjie,” tha Gonick, shef pergjegjes i informacionit në Arizona State University.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.