Sa po arrijnë studentët të jenë të suksesshëm pas studimeve?
December 2, 2022 2023-07-29 7:28Sa po arrijnë studentët të jenë të suksesshëm pas studimeve?
Në kuadër të Kolegjit Universum, operon Career Office e cila ka qëllim kryesor ofrimin e mundësive të ndryshme për zhvillim profesional edhe për studentet që tashmë kanë diplomuar.
Kjo zyre është duke hartuar planin strategjik për vitin e ri akademik dhe duke planifikuar të ofrojë programe, shërbime e burime të ndryshme të cilat do të inkurajonin dhe ndihmonin studentët në aspektin e planifikimit të karrierës, edukimit eksperimental, ndjekjes së mundësive arsimore, po ashtu edhe arritjen e punës së dëshiruar.
Çdo vit, Zyra e Karrierës në Kolegjin Universum zhvillon një hulumtim mbi punësueshmërinë e të diplomuarve të tyre. Hulumtimi më i fundit i organizuar për suksesin e studentëve të vitit akademik 2013/2014 dhe 2014/2015 bazohet nga statistikat e 200 përgjigjeve të marrura nga studentët e diplomuar të të trija kampuseve të tij: në Prishtinë, Ferizaj and Gjakovë.
Në pjesën e vazhdimit të studimeve, 79.8% e studentëve pas studimeve Bachelor vazhduan studimet e tyre kurse 20.2% nuk kanë vazhduar më studimet e tyre.
Sa i përket punësueshmërisë, 67.6% e studentëve aktualisht janë të punësuar që është rreth 25% më e lartë se mesatarja kombëtare. 85.4% janë punësuar gjatë studimeve të tyre, ndërsa 14.6% e tyre gjetën një punë pas diplomimit, ku 34.6% e tyre gjetën punë tre muaj pas diplomimit ndërsa 65.4% e tyre u punësuan pas 12 muajsh të diplomimit. Paga Neto Mesatare e të diplomuarve është 375 €.
Në pjesën e vetëpunësimit (zhvillimin e ndërmarrësisë), 19.8% e të diplomuarve krijuan kompanitë e tyre. 34.5% janë të fokusuar në shitje, 13.8 n犀利士
ë sigurime dhe 10.3% në prodhimit, ku 13% e tyre kanë kompani me më shumë se 30 punonjës, ndërsa përqindja më e lartë kanë kompani me maksimum 10 punonjës.
Studentët e diplomuar treguan se aftësitë kryesore që i kanë ndihmuar ata të gjejnë një punë, aftësi këto të fituara gjatë studimeve kryesore janë aftësia për punë ekipore me (65%), mendimi kritik me (45%) dhe aftësitë e komunikimit (35%).
Këto rezultate janë si rrjedhojë e bashkëpunimeve të shumta vendore dhe ndërkombëtare që ky institucion i arsimit të lartë në Kosovë po realizon me kompani të ndryshme, të cilat studentëve po u krijojnë mundësi për kryejen e punëve praktike dhe për punësim, e gjithë kjo falë rrjetëzimit të krijuar.
Për të mësuar më shumë rreth këtij hulumtimi, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.