UNI hap thirrjen per 161 bursa per shkembim te stafit akademik dhe administrativ ne 147 universitete ne 21 shtete te Evropes dhe Turqi

UNI hap thirrjen per 161 bursa per shkembim te stafit akademik dhe administrativ ne 147 universitete ne 21 shtete te Evropes dhe Turqi
NewsInternational

UNI hap thirrjen per 161 bursa per shkembim te stafit akademik dhe administrativ ne 147 universitete ne 21 shtete te Evropes dhe Turqi

Në kuadër të ndërkombëtarizimit, UNI powered by Arizona State University hap thirrjen për 161 bursa për shkembim të stafit akademik dhe administrativ në 147 universitetet partnere 21 shtete të Evropes.

Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i stafit per mesimdhenie, trajnim apo vijim i punetorive International Staff Week;
  • Periudha e shkëmbimit: Semestri Dimeror ’23 dhe Pranveror ’24;
  • Kohëzagjatja e shkëmbimit: 5+2 (5 ditë pune + 2 ditë udhetimi)
  • Kategoritë: Stafi Administrativ STT (Staff Mobility for Training); Stafi Akademik- STA (Staff Mobility for Teaching)
  • Stafi zgjedh 3 universitete nga lista e bashkangjitur në bazë të drejtimit të marrëveshjes me universitetin, si dhe STT apo STA.
  • STT (nuk ka rëndësi drejtimi i marrëveshjes)
  • Stafi akademik mund të zgjedh edhe kategorinë STT për trajnim, por stafi administrativ nuk mund të zgjedhë kategorinë për mësimdhënie.

Kriteret për aplikim

  • Aplikuesi duhet të jetë anëtar i stafit me kohë të plotë dhe orar të shkurtuar dhe të ketë kontratë të lidhur me UNI – Universum, së paku 6 muaj.
  • Aplikanti duhet të jetë i gatshëm të kontribojë në objektivat e përgjithshme të Erasmus+ dhe UNi – Universum
  • Njohuria e Gjuhës Angleze (së paku niveli B1)
  • Aftësi prezantimi;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Në rast se stafi shkon në ndonjë javë ndërkombëtare, duhet të ruaj kontakte me universitetet pjesemarrëse jo parnere dhe të rekomandoj/reklamojë UNI- Universum si partner të ardhëm potencial.
  • Stafi duhet te pranoj respektimin e CheckListen qe Zyra Nderkombetare i dergon para, gjate dhe pas mobilitetit.

Kriteret per perzgjedhje:

  • Stafi që nuk ka marrë pjesë në shkëmbim më herët, ka perperesi perzgjedhje;
  • Respektimi i Rregullores për Zhvillim të Stafit në Projektet Ndërkombëtare: Çdo anëtar i stafit duhet të paktën 1 herë në vit të jetë pjesë e trajnimeve jashtë vendit;
  • Stafi akademik përzgjidhet për shkëmbim në mësimdhënie, ndërsa stafi administrativ për trajnim, punëtori.

APLIKIMI: Aplikimi për shkëmbim të stafit bëhet LINK

AFATI i fundit për Aplikim: 1 Nentor

Procesi i shkëmbimit:

1. Stafi plotëson aplikimin
2. Zyra Nderkombetare dërgon listën e stafit aplikues tek Komisioni i përbërë nga: Rektorja e UNI, Zyra Ndërkombëtare, Zv Presidenti i UNI. Përzgjedhja e stafit bëhet në bazë të backgroundit akademik të stafit, natyrës së shkëmbimit.
3. Zyra Ndërkombëtare njofton stafin përfitues dhe kërkon konfirmim të mobilitetit
4. Pas konfirmimit nga stafi, Zyra Ndërkombëtare dërgon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm tek stafi dhe nominon tek universiteti i përzgjedhur.
5. Pas nominimit tek universiteti pritës, stafi mbet në kontakt me universitetin pritës për datat e mobilitetit dhe detajet tjera.

Dokukumentet e bashkangjitura:
1. Lista e universiteteve me kategoritë e mobilitetit
2. Doracaku për shkëmbim të Stafit