Thirrje per Instruktorë/Profesionistë nga Industria e Softuerit

3
Shpallje

Thirrje per Instruktorë/Profesionistë nga Industria e Softuerit

Project Based Learning Bootcamps in Computer Sciences

Thirrje per Instruktorë/Profesionistë nga Industria e Softuerit

A jeni të interesuar të kontribuoni në zhvillimin e inxhinierëve të rinj në fushën e zhvillimit të
sofuterit? A dëshironi të zhvilloni projekte reale së bashku me studentët?

Si pjesë të programit studimor, studentët e shkencave kompjuterike në Kolegjin Universum do të
zhvillojnë gjithsej 12 puntori (bootcamps) një ditore të bazuara në projekte reale nga industria
dhe për këtë kërkojmë 3 instruktorë që do të zhvillojnë dhe udhëheqin këto punëtori. Ekspertët
nga industria, do të bashkëligjërojnë pjesën praktike dhe organizojnë punëtoritë/bootcamps në
këto lëndë:

  1. Hyrje në programim dhe teknologji uebi
  2. Programim i orientuar në objekte
  3. Inteligjenca Artificiale

Përshkrimi i pozitës dhe beneficionet:

Instruktori/ja nga industria do të zhvillojë 4 njësi mësimore nga syllabusi i lëndës së përzgjedhur me studentët përgjatë një semestri. Këto njësi do të organizohen në formën e punëtorive një-ditore (bootcamps) ku përgjatë gjithë ditës studentët do të jenë të angazhuar në kryerjen e një detyre praktike që u prezantohet nga Instruktori dhe e cila lidhet me një problem real në industrinë apo kompaninë prej nga vjen instruktori/ja. Instruktori/ja do të ketë të drejtën e vlerësimit të përformancës së studentëve në kuadër të këtyre punëtorive deri në 20% të notës finale në lëndën përkatëse.

  • Për lëndën Hyrje në Programim pritet që puna praktike me studentët të jetë e orientuar në krijimin e platformave për Shopping Mall Delivery dhe CRM Systems for Startups Reservation Platform
  • Për lëndën Programim i Orientuar në Objekte pritet që puna praktike të orientohet drejt zhvillimit të një Sistemi të Menaxhimit të Palestrës, Sistemi të Menaxhimit të Dokumenteve apo Sistemit të Menaxhimit të Librarisë.
  • Për lëndën Inteligjenca Artificiale puna praktike duhet të orientohet drejt zhvillimit të një detektori të lajmeve të rreme (Fake Neës Detector) një aplikacioni për krahasimin e çmimeve (Price Comparison Application) apo sistemi të detektim të spam-it në Instagram (Instagram Spam Detection).

Për këtë pozitë parashihet kompensimi financiar prej 150 euro (bruto) për ditë.

Kriteret përaplikim:

  1. Të ketë të përfunduar studimet së paku bachelor në fushën përkatëse për lëndën të cilën aplikon
  2. Të ketë experiencë të suksesshme të paktën 5 vjeçare në fushën përkatëse
  3. Të ketë familjaritet me mentorimin dhe instruktimin e të rinjve në punë

Detajet e aplikimit:

Për të aplikuar duhet të dërgoni një CV tuajën dhe portofolion/dëshmi të punës tuaj në email adresën [email protected] më së largu deri më 08.10.2021.

Për të gjitha pyetjet lidhur me procesin e aplikimit mund të na kontaktoni përmes të së njëjtës email adresë deri më datën 08.10.2021.